Martino është trajneri i ri i Kombëtares së Meksikës

Trajneri argjentinas Gerardo Martino është trajneri i ri i Kombëtares së Futbollit të Meksikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e pubikuar nga Federata e Futbollit të Meksikës, thuhet se në vend të Juan Carlos Osorio i cili u largua nga detyra e tij pas Kampionatit Botëror 2018, është arritur marrëveshje me 56 vjeçarin Martino.

Martino një periudhë ishte trajner edhe i Barcelonës si dhe Kombëtares së Argjentinës, ndërsa sezonin e kaluar kishte arritur të bëhet kampion me Atlanta United në Ligën e Parë të Futbollit Amerikan (MLS).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button