Rama paralajmëroi ndryshime edhe te nivelet e larta të administratës

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se pas ndryshimit në kabinetin e tij qeveritar, në janar do të ketë ndryshime edhe në nivele të larta të administratës, njofton gazetamapo.al.

Kreu i qeverisë mblodhi mëngjesin e së shtunës kryesinë e PS-së, ku foli lidhur me ndryshimet qeveritare dhe nevojën që kishte për rifreskim qeveria pas protestave të studentëve.

“Përtëritja e qeverisë do të pasqyrohet edhe në nivele të larta të administratës, ku përfshihen drejtorë të mëdhenj dhe drejtues rajonalë në qarqe”, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen e kryesisë së PS-së.

Në mbledhjen e kryesisë së PS-së, Rama vendosi të ndryshojë më shumë se gjysmën e kabinetit të tij. Nga 14 anëtarë të kabinetit të tij, kreu i qeverisë vendosi të ndryshojë 8 prej tyre.

Përmes kriterit “5 vjet ministër”, Rama vendosi të largojë ministrat Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Lindita Nikolla, Mirela Kumbaro dhe Niko Peleshi.

LEXO: Rama ndryshon qeverinë, ja 8 ministrat e rinj Erion Braçen zëvëndëkryeministër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button