Bukoshi kërkon veçim, Tolaj lirim nga paraburgimi

Bujar Bukoshi, Ilir Tolaj dhe nëntë të pandehur të tjerë janë paraqitur në seancën e parë gjyqësore. Destan Rukiqi, avokat i ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ka kërkuar nga gjyqtarja e EULEX-it që nga lënda e përgjithshme të veçohet Bukoshi, “ngase ai nuk ka lidhje me të akuzuarit e tjerë”, por kjo është kundërshtuar nga gjyqtarja ndërkombëtare. Ndërsa avokati i Ilir Tolajt, Bajram Tmava ka kërkuar që klientit të tij t’i hiqet masa e paraburgimit deri në konfirmimin e aktakuzës, raporton KTV-ja.

Ilir Tolaj ishte arrestuar në janar të këtij viti, pas një bastisjeje që Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e EULEX-it dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale kishin bërë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ilir Tolaj ishte arrestuar me pretendimin se nga qershori i 2006-ës e deri në qershor të 2011-ës, bashkë me Bujar Bukoshin e Arbenita Pajazitin kishin udhëhequr një fushatë kundër kompanisë farmaceutike “Jona Med”, duke bërë kështu që të mos fitojë tenderë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button