Krasniqi bokson më 25 gusht

Boksieri nga Juniku, Haxhi (Robin) Krasniqi do të lufton më 25 gusht për titullin ndërkombëtar të WBO-së kundër turkut të pamposhtur Serdar Sahin. Krasniqi dhe Sahin do të luftojnë për titullin vakant në kategorinë gjysmë të rëndë.

Nga 7 janari, kur e mbrojti titullin e Evropës ndaj Hakim Zoulikha, Krasniqi nuk e ka zhvilluar asnjë duel, sepse ishte planifikuar të luftonte për titullin e botës në fund të muajit prill, por kampioni Nathan Cleverly e anuloi atë duel për shkak të një lëndimi, pastaj Cleverly tentoi të lufton dy muaj më vonë me Krasniqin, por sërish nuk u bë e mundur që ai të ngjitet në ring.

Menaxhmeti i boksierit shqiptar tani ka vendosur që Krasniqi të lufton për një titull tjetër të rëndësishëm i cili do ta ngrit akoma më lartë në renditjen e WBO-së.

Për momentin Krasniqi e zë vendin e pestë në renditjen botërore. Për këtë titullin WBO Ndërkombëtar në peshat e rënda së fundmi kanë boksuar David Haye me Dereck Chisora, kurse vetëm dy kategori më poshtë, në gjysmë të rëndën e ka nderin të lufton për këtë titull Haxhi Krasniqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button