Kush është Visho Lika

Visho Ajazi Lika është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega matematikë (1976-1981).

Në vitin 1991 ai mbrojti doktoraturën (PhD) në shkenca kompjuterike dhe në periudhën mars-korrik 1993 dhe një studim post doktoraturë në Universitetin Politeknik të Barcelonës.

Në periudhën maj 1993- qershor 1997, mbante postin e diplomatit dhe të drejtorit në ministrinë e Jashtme.

Lika mbante dhe postin e zv.drejtorit të Shërbimit të Jashtëm, në Shërbimin Informativ Kombëtar (SHIK) në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bashkim Gazidede.

Që nga dhjetori i vitit 2009 deri më tani ai mbante detyrën e zv.ministrit në ministrinë e Inovacionit, Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, e drejtuar nga Genc Pollo.

Me 9 Gusht 2012, presidenti Bujar Nishani e emëroi në postin e kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button