Padi penale ndaj katër personave në Shkup, dyshohen për grabitje

SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka ngritur padi penale kundër katër personave K.T (41), Sh.D (35), M.XH (33) dhe B.Xh (28) të gjithë nga Shkup të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale vjedhje të rëndë në vlerë prej 350.000 denarëve.

Nga MPB thonë të akuzuarit veprën penale e kanë kryer natën mes 22 dhe 23 dhjetorit të vitit të kaluar në rrugën “Bellasica” në hapësirat e parkingut përballë “Saemit në Shkup”.

Pas aktiviteteve të ndërmarra nga MPB-ja, personat e akuzuar janë arrestuar dhe dorëzuar në stacion policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button