Minatorët në grevë, thonë se Haradinaj nuk bëri asgjë për ta në vitin 2018
Punëtorët e Minierës së Stantërgut të Kombinatit “Trepça” kanë hyrë në grevë.
Isuf Peci nga Sindikata e Minatorëve ka thënë se grevën pritet që ta vazhdojë sikurse dy ndërrimet e para edhe ndërrimi i tretë, njofton Klan Kosova.
Kërkesë e tyre është që të rriten rrogat për 20% ndërsa ka thënë se edhe pushteti nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë gjatë vitit të shkoi.
“Ramush Haradinaj ka thënë se 2018-ta do të jetë për “Trepçën” por që nuk ka lëvizur asgjë, po vrapojnë se kush po e bën ushtrinë e kush po shkon në dialog”, ka thënë Peci për Klan Kosova.
Ai është ankuar në pranimin e punëtorëve pa konkurs dhe ka akuzuar gjithashtu bordin se nuk e ka vizituar minierën asnjëherë.