Thaçi: Pas marrëveshjes Kosovë-Serbi më nuk do të mund të fitohen vota në emër të kësaj beteje

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se njohja mes Kosovës dhe Serbisë do të nënkuptonte edhe transformim të lidershipit në vend.

Ai ka thënë se me marrëveshjen përfundimtare mes dy vendeve më nuk do të mund të fitoheshin vota në zgjedhje duke u thirrur në këtë betejë, transmeton Klan Kosova.

“Derisa po përmbyllim dekadën e dytë të çlirimit, pashmangshëm duhet të reflektojmë për të arriturat, sfidat dhe trashëgiminë që do t’ua lëmë pas fëmijëve tanë.Unë jam shumë krenar për të arriturat tona si gjeneratë. Por, do të ishte e pafalshme, që brezave të rinj t’ua lëmë peng të ardhmen për shkak të akteve populiste dhe mungesës së guximit për të përmbyllur konfliktin shekullor me Serbinë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Për më tepër, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do të niste edhe një proces thelbësor të transformimit të lidershipit dhe modelit qeverisës në vendin tonë. Besoj shumë që pas marrëveshjes do të fillojë një epokë e re, ku askush më nuk do të mund të pretendonte të fitonte vota në emër të betejës së papërfunduar politike me Serbinë”

Sipas Thaçi, Kosova ka nevojë për këtë transformim.

“Për institucione më efektive, qeverisje që në qendër të vëmendjes ka reformat, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale. Këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button