Qeveria e Maqedonisë u sqarua për rritjen e pagave të zëvendëskryeministrave

Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese ka sqaruar se nuk është duke realizuar rritje të pagave të zëvendëskryeministrave, por ato janë duke u ndarë në bazë të koeficientit të mëhershëm. Kjo do të vazhdojë derisa Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë dispozitën ligjore, e cila do të vjen pasi që ligji i pagave të hamornizohet me ligjin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (RM), njofton Portalb.mk.

“Me ligjin për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë parashihet që kryetari i Qeverisë së RM-së, nga rendi i minstrave të emërojë edhe zëvendësministra të cilët në mungesë do të zëvendësojnë ministrat. Paga e tyre duhet të verifikohet varësisht koeficientit që parashihet me ligjin për paga dhe kompenzime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në RM. Në periudhën e kaluar, ligji i pagave në raport me emërimet në punë nuk ka qenë në pajtueshmëri me ligjin e Qeverisë, për shkak të së cilës Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar dispozitën e ligjit të pagave në pjesën e zëvendëskryeministrave, për shkak se nuk është në pajtueshmëri me ligjin e Qeverisë. Në kushte të këtilla, është paraqitur pengesë për shpagim dhe pagesë të pagave të zëvendëskryeministrave. Me ndryshimet e ligjit të pagave bëhet pajtueshmëri terminologjike për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së cilave pagat e zëvendëskryeminitrave nuk do të rriten, por në vend se të paguhen sikur ministrat e tjerë, të njëjtët do të paguhen me të njëjtin koeficient”, thanë nga Qeveria.

LEXO: Rritje rrogash para festave për 8000 dënarë për Likën, Osmanin, Angjyshevin, Shekerinskën dhe Spasovskin

Ky reagim i Qeverisë vjen për shkak se mediat publikuan informacionin se para festave të fundvitit, do të ketë rritje rroge prej 8000 denarëve, për zëvendëskryemistrat Koço Angjushev, Bujar Osmani, Hazbi Lika, Radmila Shekerinska dhe Oliver Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button