Babai dhe dy djemtë akuzohen se kanë sulmuar disa policë në Shuto Orizare

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dorëzuar akuzë kundër 3 personave të cilët si bashkë kanë kryer vepër penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë” nga neni 383 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

“Të akuzuarit, babai dhe dy djemtë e tij, më 15 shtator të vitit 2018 në panairin në Shuto Orizare, bashkë i kanë sulmuar dhe i kanë lënduar gjashtë zyrtar policor nga Stacioni Policor Çair, të cilët kanë kryer detyrë zyrtare në lidhje me sigurinë publike. Zyrtarët policor, për shkak të zhvillimit normal jo-normal të komunikacionit, e kanë thirrur shërbimin e merimangës, gjegjësisht karrotrecin, të cilët kanë ardhur në vendngjarje dhe kanë filluar që ta largojnë automjetin “Volksvagen Pasat”, në pronësi të njërit nga të akuzuarit. Ai ka hyrë në veturë e ka nisur në drejtim të policëve, gjegjësisht e ka goditur një polic me veturë, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thonë nga Prokuroria.

Një polic tjetër, shtojnë nga Prokuroria, nëpërmjet dritares së hapur të veturës, ka tentuar që t’ia marrë çelësat, gjegjësisht t’ia fikë veturën të akuzuarit, që ta parandalojë në veprimet e tij të mëtutjeshme.

“I akuzuari ka dalë nga vetura dhe bashkë me vëllain dhe disa persona tjerë të panjohur fizikisht i kanë sulmuar zyrtarët policor, duke i goditur me grushta në kokë dhe trup dhe duke u shkaktuar lëndime trupore”, thonë nga Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, pasi që kanë ardhur në ndihmë edhe policë të tjerë, të akuzuarit janë siguruar, ka arritur babai i tyre, i cili gjithashtu ka filluar fizikisht të përleshet me zyrtarët policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button