Sudan, policia ndërhyn në demonstratën para Pallatit Presidencial

Policia sudaneze ndërhyri në demonstratën kundër kushteve ekonomike para Pallatit Presidencial në kryeqytetin Khartoum, ndërsa shumë persona u arrestuan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit u mblodhën në rrugën Al-Qasr, ndërsa më pas marshuan në drejtim të Pallatit Presidencial, thanë dëshmitarët okularë.

Turma, e cila reagoi kundër ecurisë negative të ekonomisë së vendit, kërkoi dorëheqjen e presidentit Omar al-Bashir. Policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj për të shpërndarë protestuesit, ndërkohë që një numër i madh i personave janë arrestuar.

Presidenti Bashir, dje në deklaratën e tij të parë në lidhje me demonstaratat që filluan kundër problemeve ekonomike, premtoi reforma ekonomike të cilat do t’u mundësojë qytetarëve një jetë dinjitoze.

Në demonstarat që fillimisht nisën në qytete si Atbara dhe Port Sudan të mërkurën e kaluar dhe u shpërndanë në kryeqytetin e Khartoum të enjten, protestuesit kundërshtojnë krizën ekonomike dhe rritjen e çmimeve të produkteve si buka, karburanti dhe bombolave për shkak të rritjes ekstreme të kursit të dollarit.

Autoritetet kanë njoftuar se që nga fillimi i ngjarjeve më 19 dhjetor, tetë persona kanë humbur jetën, kurse lideri i opozitës Sadiq al-Mahdi tha se numri i të vdekurve në demonstrata është 22.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button