Thaçi u kërkoi Ahmetit e Limajt koordinim për fazën e fundit të dialogut me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim kryesuesit e Ekipit Negociator të Kosovës, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin.

Sipas njoftimit për media të Presidencës, Thaçi ka biseduar me kryesuesit e Ekipit Negociator “për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Presidenti Thaçi me bartësit e Ekipit Negociator të Kosovës kanë biseduar edhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të koordinimit përgjatë procesit të bisedimeve dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, e cila Kosovës duhet t’i sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Ky momentum duhet shfrytëzuar dhe është e nevojshme të forcohet edhe më shumë uniteti politik dhe të flitet me një zë për Kosovën. Kjo ishte edhe kërkesa e qartë e presidentit Trump për lidershipin e Kosovës, të cilën ne duhet ta respektojmë, sepse është në përputhje të plotë me interesin tonë shtetëror”, thuhet më tej aty.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button