Ka përfunduar autopsia e personave që ndërruan jetë në Leskovac

Në spitalin e përgjithshëm të Leskovacit gjenden trupat e tre personave nga Maqedonia që ndërruan jetë në aksident, pasi autobusi me targa të Maqedonisë doli nga rruga. Mediat serbe paralajmërojnë se autopsia ka përfunduar gjatë ditës së djeshme, transmeton Portalb.mk.

Siç dihet deri më tani, në aksident jetën e kanë humbur dy gra dhe një burrë, ndërsa 32 persona janë lënduar.

Në spitalin e Leskovacit ndodhet edhe shoferi i autobusit. Ai edhe më është në repartin e kujdesit intensiv.

Në ndërkohë, siç shkruajnë mediat serbe, 14 persona të lënduar dje janë lëshuar nga spitali. Dhjetë prej tyre janë marrë nga Ekipi i Ndihmës së Shpejtë nga Maqedonia, të dërguar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa 4 persona i kanë marrë familjarët e tyre. Pritet që gjatë shtatë ditëve të ardhme edhe të lënduarit tjerë të lëshohen në mjekim shtëpiak.

Edhe më tej ende mbeten të pa njohura shkaqet e aksidentit.

LEXO: Serbi, autobusi me targa të Maqedonisë ka dalë nga rruga, 3 të vdekur e 32 të lënduar (VIDEO)

LEXO: Filipçe: Gjashtë udhëtarë nga aksidenti i autobusit janë me lëndime serioze, dy prej tyre janë në aparat të frymëmarrjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button