Për 17 vite numri i emigrantëve në botë rritet për 49 për qind

Numri i emigrantëve në mbarë botën nga viti 2000 deri në 2017 u rrit për 49 për qind në 258 milionë njerëz, tregojnë rezultatet e analizave të gazetarëve të Anadolu Agency (AA), të publikuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Migrantëve, e cila shënohet më 18 dhjetor.

Të dhënat e Qendrës për analizën e të dhënave për migrimet globale (GMDAC) pranë Organizatës Ndërkombëtare për Migrime (IOM) tregojnë se në vitin 2000 në botë kishte një milion emigrantë, në vitin 2005, 191 milion, në vitin 2010, 222 milion, në vitin 2015, 244 milion, kurse në vitin 2017, 258 milion emigrantë.

Në përputhje me këtë, në vitin 1990 emigrantët përbënin 2,9 përqind të popullsisë së botës, kurse në vitin 2015 përbënin 3.3 përqind. Sot, kur në botë jetojnë rreth 7.3 miliard njerëz, çdo i 30-ti është emigrant.

Gjithashtu, rreth 52 për qind e migrantëve janë meshkuj dhe 48 për qind gra. Shumica e emigrantëve janë të moshës midis 30 dhe 34 vjeç.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se në vitin 2000 kishte rreth dy milionë studentë të huaj në mbarë botën, në vitin 2011, 3.96 milionë dhe në vitin 2016, 4.85 milion student të huaj.

Më shumë se gjysma e studentëve që për arsye të shkollimi largohen nga vendi i tyre, shkojnë në SHBA, Britani të Madhe, Australi, Francë, Gjermani dhe Rusi.

Vendet që dërgojnë më shumë studentë janë Kina, India, Gjermania, Koreja e Jugut, Nigeria, Franca dhe Arabia Saudite.

Shifrat e IOM-it tregojnë se numri i njerëzve në mbarë botën të cilët në disa vende kanë hyrë ilegalisht, kanë jetuar ose punuar në ato vende pa lejet e nevojshme, në vitin 2009 ky numër arriti në 50 milion, kurse në vitin 2017 është rritur në 58 milion.

Madje 2.5 milionë emigrantë të paregjistruar në vitin 2016 u përballën me trafikim të qenieve njerëzve, edhe atë për para, në vlerën midis 5.5 deri në 7 miliardë dollarë.

Gjatë migrimit në nivelin ndërkombëtar në vitin 2017, janë zhdukur 6.163 emigrantë. Vetëm në gjashtë muajt e parë janë regjistruar 2.125 të zhdukur. Më së shumti njerëz janë zhdukur në Detin Mesdhe, pranë kufirit amerikano-meksikan, si dhe në Afrikën Sub-Sahariane dhe zona të tjera në Afrikë.

Përveç kësaj, të dhënat tregojnë se në vitin 2017, gjithsej 72.176 emigrantë u kthyen vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës. Vitin e kaluar, 18.8 milion njerëz në 135 vende u zhvendosën për shkak të fatkeqësive natyrore.

Në një konferencë të mbajtur më 10 dhe 11 dhjetor në Marakesh të Marokut, ku morën pjesë përfaqësues të 164 vendeve, u miratua Paketa e Kombeve të Bashkuara për Migracionin.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është parandalimi i migracionit të parregullt, si dhe ofrimi i mbështetjes globale në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe asistencë për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve.

Marrëveshja, e cila përmban 23 pika për një rregullim më të mirë të migracionit në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe global, ofron një kuadër bashkëpunimi për të ndihmuar integrimin e emigrantëve, si dhe kthimin e tyre në vendet e tyre.

Përveç SHBA-së, Australisë, Kilit dhe Brazilit, marrëveshjen nuk e nënshkruan edhe tetë vende anëtarë të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button