Në Maqedoni më së shumti humbin letërnjoftimet, këtë vit janë humbur 15.682

Të dhënat statistikore tregojnë se në Maqedoni më së shumti humbin letërnjoftimet. Prej në fillim të vitit deri tani kanë humbur 15.682 letërnjoftime, gjegjësisht, aq janë publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, tha në intervistë për MIA-n, drejtori i gazetës, Martin Kostovski, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën e njëjtë, shtoi ai, janë humbur 3.748 letërnjoftime, 1.932 diploma, rreth 3.300 kartela të sigurimit shëndetësor, 6.081 leje të vozitjes dhe 3.157 leje të komunikacionit.

Në intervistë Kostovski paralajmëroi se të gjithë personat e interesuar fizik dhe juridik nga viti i ardhshëm përmes mobilëve do të kenë qasje të shërbimeve dhe prodhimet që i ofron “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button