DSK-ja duhet të ndahet nga MPB-ja deri në qershor të 2019-s, thotë koordinatori Pendarovski

Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) duhet të ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme më së voni deri në qershor të 2019-s, kështu ka deklaruar koordinatori nacional i Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski, transmeton Portalb.mk.

“DSK-ja deri në qershor duhet të ndahet nga MPB-ja. Kur ne të bëhemi shtet anëtar, shkëmbejmë informacione, dhe ato janë rigoroze në pjesën e informacioneve të klasifikuara”, tha Pendarovski.

Ndarja e DSK-së nga MPB-ja erdhi pasi që Qeveria e Maqedonisë vendosi për modelin e dytë, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Zgjedhja e modelit të funksionimit të DSK realizohet në kuadër të reformave në sistemin e shërbimeve të sigurisë.

LEXO: Debati për modelin e DSK-së: Të mundësohet ngritje profesionale e agjentëve të sigurisë
LEXO: Modeli funksionues, DSK-ja të ndahet nga MPB-ja

Reformat në sistemin e shërbimeve të sigurisë në pesë hapa:

Hapi i parë: Formimi dhe nisja me punë e Agjencisë Teknike Operative (ATO),
Hapi i dytë: Zgjedhja e modelit funksionues të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK),
Hapi i tretë: Formimi i trupit formal të pavarur që do të mundësojë koordinim dhe menaxhim formal ndërmjet institucioneve të sistemit të shërbimeve të sigurisë,
Hapi i katërt: Diskutim i segmenteve të ndryshme të sistemit të shërbimeve të sigurisë – roli i presidentit të shtetit dhe
Hapi i pestë: Miratimi i ligjit për shoqërinë e zbulimit dhe sigurisë nëpërmjet të cilit do të definohet mandati i çdo individi (vendim i Qeverisë së Maqedonisë).

Për momentin, procesi i reformave në sistemin e shërbimeve të sigurisë është në fazën e dytë – përzgjedhjen e modelit të DSK-së i cili është në fazën e debatit publik që parashihet të përfundojë deri në muajin shkurt – kur do të vendoset baza e reformës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button