Marina Kostova dhe Emin Azemi fitues të çmimit “Mito Haxhi Vasilev Jasmin 2018”

Ministria e Kulturës e Maqedonisë ka njoftuar se Çmimi Shtetëror “Mito Haxhi Vasilev Jasmin” për vitin 2018 për realizim në sferën e publicistikës dhe gazetarisë do t’ju ndahet Marina Kostovës dhe Emin Azemit, transmeton Portalb.mk.

Marina Kosova do ta marrë çmimin për sferën e publicistikës, kurse Emin Azemi për sferën e gazetarisë.

Në mënyrë solemne çmimi do të ndahet më 21 dhjetor 2018, e premte, në orën 12:00, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në vitin 2017 çmimi nuk është ndarë, për shkak se bordit të përzgjedhjes i kishte skaduar afati.

Sipas rregullores, përzgjedhja e bordit të ri ka ardhur pasi që i ka skaduar afati përbërjes së kaluar të këshillit- si pasojë e së cilës nuk u nda edhe çmimi “Mito Haxhi Vasilev Jasmin” për vitin 2017. Këshilli për ndarjen e çmimit “Mito Hashi Vasilev Jasmin” mban rreth tre seanca në vjet dhe përzgjidhet çdo 2 vjet.

Kronologjikisht, çmimi Mito Hashi Vasilev Jasmin për shqiptarët në sferën e gazetarisë i ka takuar vetëm dy gazetarëve, më vitin 2008 çmimin e mori Kadrije Zejnullahu e kurse më vitin 2014, Mirela Saiti.

Çmimi Mito Haxhi Vasilev Jasmin jepet edhe për sferën e publicistikës ku deri më vitin 2016 kanë arritur ta marrin vetëm tre shqiptarë. Më vitin 2009 atë e mori Mahi Nesimi, më vitin 2013 – Blerim Iseni dhe më vitin 2016 – Alush Kamberi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button