Xanakopullos: Zaev po udhëheq luftë të rëndë në klimën e rënduar nga nacionalizmi

Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë dhe ministri pa resor, Dimitris Xanakopulos, vlerëson se në Kuvendin e Greqisë ekziston shumicë e gjerë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, njofton Portalb.mk.

“Mendoj se ekzistojnë parakushte politike për shumicë të zgjeruar parlamentare në rastin që sipas të gjitha gjasave do të mbarojë me sukses revizioni kushtetues te fqinjët dhe marrëveshja do të vijë për ratifikim në Kuvendin e Greqisë”, thotë Xanakopulos.

Në një intervistë për radion greke “Real FM”, zëdhënësi i Qeveri së Greqisë dhe ministri pa resor, shpreh shpresë se partia Reka do të qëndrojë në pozicionin fillestar dhe do ta përkrahë marrëveshjen.

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë që shkaktuan reagime në Greqi, ai tha “Zaev po udhëheq luftë në klimë të rënduar nga nacionalizmi, madje edhe perpceptimet shoviniste, që kanë sunduar në vitet e kaluara në shtetin fqinj.

“Mendoj që nëse dikush e ka lexuar Marrëveshjen e Prespës, por edhe nëse është përpjekur që t’i shohë dispozitat nga revizioni kushtetues, por edhe nga përmbajtja e revizionit te fqinjët, do të kuptojë se pa dyshim, nuk ngelet asnjë hapësirë, të paktën juridike, por edhe politike për irredentizëm në shtetin fqinj. Mendoj se e gjithë ajo është shumë qartë e theksuar në Marrëveshjen e Prespës dhe për atë nuk duhet që të lëmë dyshimet dhe reagimet nacionaliste të na çojnë deri në atë që ta humbim këtë mundësi historike, diplomatike dhe politike për zgjidhjen e një çështje që na mundon ne, fqinjët tanë, por edhe gjithë Ballkanin, thuajse 30 vjet”, sqaron zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button