Studentët: Presim deri të martën, më pas hyjmë në grevë urie

Edhe këtë të shtunë, pavarësisht se është ditë pushimi dhe një mot me shi, me mijëra studentë janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit për të protestuar për kauzën e tyre.

Ata kanë renditur 8 kërkesa drejtuar ministres Nikolla, e kreut të qeverisë Rama. E nëse ato nuk do të realizohen ata kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie, transmeton Top Channel.

“Do të presim deri ditën e martë. Nëse asgjë nuk ndryshon do hyjmë në grevë urie”, shprehet një prej protestuesve.

Ata vijojnë përpjekjet që mos ta politizojnë protestën e tyre, duke larguar edhe protestuesit e unazës së re, të cilët iu bashkuan atyre të veshur me jelekë të verdhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button