Buxheti parasheh më shumë të ardhura nga gjobat, ndërsa paralajmërohet zvogëlim i gjobave

Projekt-buxheti për vitin 2019 parashikon që prej gjobave, taksave gjyqësore dhe  administrative për qytetarët dhe kompanitë në thesarin e shtetit të derdhen 2,092,032,000 denarë apo 34 milionë euro, që është rritje në krahasim me këtë vit kur për këtë zë në buxhet ishin paraparë 2.000.000.000 denarë ose 32.5 milion euro, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Qeveria parashikon rritje të këtyre të hyrave, ndërsa njëkohësisht paraljmëroi se në procedurë qeveritare hyn Ligjin për kundërvajtje në të cilin parashihen ndryshime për ulje të shumës së gjobave për personat juridikë dhe fizikë.

Sipas noftimeve, parashihet ulje e gjobave për personat fizikë për 75 për qind.

Ministrja e drejtësisë Renata Deskoska në prezantimin e ndryshimeve ligjore, tha se politika penale nuk do të jetë politikë për mbushje tëbuxhetit, por do të jetë e orientuar drejt vërejtjeve pët ata të cilët kanë gabuar.

Kjo deklaratë është në kundërshtim me projektimet buxhetore që parashikojnë një rritje të zërit nga gjobat.

Ajo tha se edhe rreth 200 ligje të cilat rregullojnë shumën e dënimit do të duhet të harmonizohen me Ligjin për kundërvajtje dhe nuk guxojnë të tejkalojnë minimumin dhe maksimumin e përcaktuar, që do të thotë se qytetarët mbase do të presin derisa Kuvendi t’i harmonizojë ligjet me rregulloren e re për ulje të gjobave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button