Veseli: Kosova do ta ketë ushtrinë më 14 dhjetor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se më 14 dhjetor, Kosova do ta ketë zyrtarisht ushtrinë e saj, transmeton REL.

“Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë projektligjet që e transformojnë FSK-në në ushtri”, shkroi Veseli në Facebook.

Projektligjet, të cilat i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake, janë miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës në tetor.

Ato përfshijnë projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Është thënë më herët se ato do të procedohen për dëgjim të dytë në Kuvend, gjatë muajit dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button