Paraburgim për ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov edhe për rastin ‘Perandoria’

Gjykata e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për 30 ditë paraburgim për ish drejtorin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov edhe për rastin ‘Perandoria’.

Mijallkov tani më është në paraburgim në Shutkë pas masës që iu shqiptua nga gjykata me 20 nëntor, në kërkesë të PSP-së për rastin ‘Target-Fortesa’, shkruan Nova.tv, përcjell Portalb.mk.

Hetimet për rastin ‘Perandoria’ janë kundër këtyre personave: Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cevtan Pandeleski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vençe Mijalçev dhe Jovançe Taskovski për shkak të dyshimeve për vepra të kryera penale, për keqpërdorim të punës zyrtare, mashtrim, larje para dhe të tjera krime.

Deri më tani në paraburgim janë Jordan Kamçev, Nenad Josifoviq, Cevtan Pandeleski, Zorica Arsovska, Todor Mirçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button