Shkup, mund të rritet dyfish çmimi i parkingut deri në pastrimin e ajrit

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e radhës do të vendosë për ndryshimin e çmimit për orën e parkingut, atëherë kur do të shpallen masa për uljen e nivelit të grimcave PM 10, transmeton Portalb.mk.

Ky vendim do të zbatohet për vendparkingjet të cilat janë nën përkujdesie të “Parkingut të Qytetit”.

“Me këtë ndryshim, kryetari i Qytetit të Shkupit pas shpalljes së masave urgjente për disa ditë të caktuara për shkak ndotjes së ajrit, ka mundësi të jep propozim që në disa vendparkingje çmimi të rritet dyfish vetëm për ato ditë. Në rast të ndotjes enorme të ajrit, qytetarët duhet të stimulohen të udhëtojnë me transport publik me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ata shtojnë se numrat statistikor tregojnë rritje të uljes së ndotjes së ajrit pas të gjitha masave të marra të muajt e kaluar.

Në zonën qendrore,  NP “Parkingu i Qytetit” përkujdeset për rreth 28 parkingje, në të cilat çmimi për orë lëvizet nga 25 deri 100 denarë.

Vlera e grimcave PM 10 mbrëmë ishte gjashtë herë më shumë nga kufiri i lejuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button