Skandali i përgjimeve në Prokurori, Mickoski: Spasovski të jep dorëheqje

Pas informacioneve se Prokuroria publike me vite ka qenë e përgjuar përmes centralit të telefonisë fikse në Prokurori. Ka reaguar edhe kreu i opozitës Hristijan Mickoski, duke e cilësuar këtë akt si skandaloz dhe duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, i cili asokohe ishte i emëruar ministër i brendshëm i Qeverisë Teknike, transmeton Alsat M.

“Këtu fajtorin duhet ta kërkojnë në radhët e tyre, sepse ashtu siç lexova, bisedat e para janë regjistruar diku në fillim të muajit shtator, ndërsa regjistrimi zgjat edhe sot e kësaj dite, periudhë kjo kur ministër për Punë të Brendshme është Oliver Spasovski. Më së paku që mund të bëjë pas serisë së gabimeve katastrofale në këtë një vit e gjysmë, pas serisë së krimeve të pazbardhura në Republikën e Maqedonisë, është që Oliver Spasovski të jep dorëheqje të parevokueshme”, u shpreh Hristijan Mickoski. kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button