U aksidentuan tre makina në Siniçan të Tetovës

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta në rrugën rajonale Tetovë-Pirok në fshatin Siniçan, njoftojnë nga SPB Tetovë. Sipas të dhënave policore në aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje të tipit  ‘Golf’ si dhe një automjet i parkuar ‘Grand çiroki’, të gjitha me targa të Tetovës.

Njërin ‘Golf’ pa patentë shoferi e ka drejtuar A.A. (18) nga Kamenjani, ndërsa i dyti është drejtuar nga A.I. (18) nga Piroku ndërsa vetura e parkuar ‘Grand çiroki’ ka qenë pronë e Q.M. (30) nga Siniçani. Shoferi i ‘Golf’-it të dytë A.I. dhe bashkudhëtaret nga automjeti i njëjtë të moshës prej 12 deri 41 vjeçare kanë marrë lëndime trupore gjatë aksidentit pas së cilës janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës për dhënie të ndihmës mjekësore.

Policia ka kryer ekspertizë dhe punon në zbardhjen e shkaqeve për aksident, dëmin material dhe rrethanat tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button