Kush i pati fajet?

Ndonjëherë ndodh që marrëdhëniet intime në çift të mos jenë të përkryera, duke e bërë kështu njërën palë apo të dytë, të pakënaqur nga jeta intime. Është e rëndësishme që në këto raste, kur ju nuk mund të arrini orgazëm, të mos e fajësoni partnerin tuaj por të përpiqeni që ta zgjidhni problemin në mënyrë të përbashkët.

Më poshtë keni disa arsye për shkak të të cilave zakonisht vjen deri te pakënaqësia nga marrëdhëniet.

1. E tejkaloni paralojën

Intimiteti bëhet i mirë kur të dy partnerët janë të eksituar dhe të koncentruar në njëri-tjetrin. Paraloja është mënyra e vetme që ju bën ta arrini atë, pasi që e rrit eksitimin dhe dëshirën, duke e përgatitur trupin për aksion.

2. Nuk jeni mjaftueshëm e/i qartë

Është më mirë në qoftë se në mënyrë të qartë tregoni se çfarë dëshironi nga partneri juaj. Ndoshta ai/ajo dëshiron tju bëjë të ndiheni mirë, por nuk di si ta bëjë atë. Tregoni haptazi se çfarë ju pëlqen e çfarë jo.

3. Nuk jeni pozitivë

Kritikat nuk janë  aspak të mira, prandaj përdorni vetëm stimuj pozitivë që ta fitoni atë që e dëshironi gjatë marrëdhënies intime.

4. Ia lëshoni situatën në duar atij

Shumica e femrave presin kënaqësi nga partneri i tyre, duke mos ndërmarrë iniciativë gjatë marrëdhënieve intime. Mirëpo, duhet ta keni në mend se partneri juaj nuk mund tua lexojë mendimet dhe as t’ju bëjë që të kënaqeni pa pjesëmarrjen tuaj.

5. Nuk i shqyrtoni të gjitha mundësitë

Mos u frikoni nga eksperimentet. Ekzistojnë mënyra të ndryshme për ta përmirësuar jetën tuaj intime, prandaj mos hezitoni dhe shtoni lojëra apo pozita të reja në dhomën tuaj të gjumit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button