Vaksincë, përurohen rrugët me bekatona

Në fshatin Vaksincë të Kumanovës, sot u përuruan rrugët e shtruara me bekatona në një gjatësi prej 1.300 metra. Ky investim është bërë në bashkëpunim të Komunës së Likovës me banorët vendor, në vlerë prej 35 mijë eurove nga buxheti i komunës dhe rreth 13 mijë euro vetfinansim i banorëve të Vaksincës. Në këtë solemnitet prezent ishin edhe ministri i pushtetit lokal Nevzat Bejta dhe kreu i komunës së Likovës, Sadulla Duraku. 

Në fjalimin e tij, ministri Nevzad Bejta foli për ndryshimin e madh që ka pësuar kjo rrugë, di dhe komunat në përgjithësi.

“Ne e dimë se në çfarë gjendje i kemi gjetur komunat kur kanë ardhur në pushtet kryetarët nga radhët e  BDI, por për një periudhë të shkurtë kemi bërë ndryshime të mëdha në ato komuna. Ne qoftë në pushtet lokal apo qendror punojmë në interes të qytetarëve tanë . Por për një periudhë të shkurt aq mund të bëhet. Me këtë rast ju premtoj se komunat shqiptare shumë shpejt do ju gjasojnë komunave të cilat më herët janë zhvilluar nëpër shtetet e BE-së. Qytetarët e  BE nuk janë më të aftë se ne, nuk kanë pamje tjetër, por janë më unik, janë më afër njëri tjetrit , i respektojnë ata të cilët sakrifikojnë për interesat e qytetarëve, prandaj komunat e tyre duken më të mira. Andaj besoj se në të ardhmen komunat tona do të jenë më të mira se komunat e BE dhe ato do të marrin shembull se si duhet të mirëmbahen komunat”, tha ndër të tjera ministri i pushtetit lokal, Nevzad Bejta. 

Të pranishmive iu drejtua edhe kreu i komunës së Likovës Sadulla Duraku, i cili ndër tjerash tha : 
“Mjaft punë kemi filluar në vendbanime të ndryshme të komunës së Likovës. Mirëpo , ky proekt  në Vaksincë dëshmon se si shkojnë punët mbarë, kur realizohen në bashkëpunim Komunë – banorë. Proekti ka kushtuar 35 mijë euro në pjesën e Komunës, por edhe banorët e Vaksincës kanë vetë financuar duke e zgjeruar rrugën edhe për një metër. Rruga është e një rëndësie të posaçme pasiqë lidh , kompleksin e dëshmorëve, shkollën fillore “ Rilindja”, Xhaminë e fshatit dhe varrezat e fshatit. Por dua të theksoj se kjo rrugë është shtrirë edhe deri te shtëpia e invalidit të luftës së 2001  Emin Ismaili  Andaj jo vetëm komuna por të gjithë ia kemi borxh Eminit, që ti mundësojmë lëvizjen më të lehtë , për çka edhe u përcaktuam ta bëjmë rrugën deri tek shtëpia e tij”, u shpreh para të pranishmive kreu i Likovës, Sadulla Duraku./Portalb
                     

Lajme të ngjashme

Back to top button