Podgoricasit Ali Ahmetit: Na premtove shkollimin!

U realizua protesta e prindërve dhe nxënësve të fshatit Podgoricë të Strugës para Komunës së këtij qyteti për rikthimin e paraleleve shqipe në shkollën e fshatit. Prindërit në deklaratën e tyre kanë shprehur zhgënjimin e tyre ndaj Kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko duke thënë se ai i ka manipuluar ato për qëllime politike. 

Ato njashtu kanë thënë se nuk heqin dorë por nga e hëna mësimin do ta mbajnë në fshatin e tyre në gjuhën shqipe dhe për këtë kanë siguruar mjete.

“Në ketë protestë duam të shprehim indinjatën tonë për ketë gjë dhe gjendjen në të cilën gjenden fëmijët tanë dhe ne bashkë me ata, pas vendimit të Ministrit të arsimit të Maqedonisë, Pançe Kralev, si dhe pëlqimit në heshtje që i është dhënë këtij vendimi nga ana e strukturave të komunës së Strugës dhe në përgjithësi nga Qeveria që fëmijët tanë mësimin në gjuhën shqipe ta ndjekin në shkollën fillore “Murat Labenishti” në f. Llabunishte” tha Zemrije Elezoska.

Ajo më tej ka thënë se këto prindër përpos Merkos janë të zhgënjyer dhe revoltuar me përgjegjësin në Sektorin për arsim të Komunës së Strugës Xhemi Hajredini, Zëvendës ministrin e Arsimit Safet Neziri dhe në përgjithësi për partinë shqiptare në pushtet – BDI.

“Të zemëruar jemi për manipulimin dhe premtimet boshe të dhëna se çështjen e  arsimit në gjuhën shqipe pranë do e zgjedhin sipas dëshirës të prindërve të fëmijëve shqiptar të f.Podgorcë. U bëjmë thirrje atyre ta respektojnë vullnetin tonë dhe të femiëve tanë për mësim në gjuhen shqipe pranë SHF”Goce Delçev”në Podgorcë,dhe ta zbatojnë deri në fund Vendimin e Këshillit të Komunës së Strugës me numër 07-1565/17 te datës 29.12.2009 me të cilin u formuan paralelet në gjuhën shqipe ne f.Podgorcë të Strugës”, tha Elezoska.

Ato kanë thirrë në ndihmë dhe faktorin ndërkombëtar, Shqipërinë dhe Kosovën për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Ndryshe, këto nxënës mësuan në këtë shkollë tre vite në gjuhën shqipe por sipas ministrisë ato tani duhet të mësojnë në shkollën në fshatin Llabunishtë për shkak se nuk mund të formojnë paralele shqipe sepse nuk kanë arritur numrin e 24 nxënësve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button