Programi Kulturor 2019, ky është numri ku do të paraqiten parregullsitë

Ashtu edhe siç u paralajmërua, ministri i Kulturës, Asaf Ademi ka publikuar numrin e kontaktit: 071 329 040, me shërbime edhe në aplikacionet e celularit “Viber” dhe “Whatsapp”, për subjektet kulturore fizike dhe juridike të cilët kanë aplikuar për projekte në Programin Vjetor Kulturor për vitin 2019, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga Ministria, numri do të shërbejë për të denoncuar parregullsitë dhe abuzimet gjatë miratimit dhe realizimit të projekteve kulturore.

“Ju drejtohem që t’ju garantoj se gjatë përzgjedhjes së fituesve nuk do të ketë asnjë abuzim ose manipulim. Prandaj ju lutem shumë që të jeni të kujdesshëm dhe të mos bëheni pre e manipulimeve. Nëse viheni në situatë të pakëndshme manipuluese, ju lutem shkruani direkt ministrit Asaf Ademi në numrin e telefonit 071 329 040”, thanë nga Ministria.

LEXO: Programi Kulturor 2019, ministri Ademi do të ketë numër të veçantë për të denoncuar parregullsitë

Në takimin joformal me gazetarët, ministri Ademi njoftoi se për projektet që do të financohen në kuadër të Programit Vjetor Kulturor 2019 janë dorëzuar 5000 aplikacione, ndërkohë që komisionet punuese do të nisin aktivitet më 21 nëntor, sot. Rezultatet do të publikohen gjatë periudhës 28-31 janar të 2019-s.

Përndryshe, Programi Vjetor Kulturor për vitin 2018 u karakterizua me nepotizëm.

Epilogu i Programit Vjetor Kulturor 2018

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button