Franca vendos sanksione për shkak të vrasjes së gazetarit Khashoggi

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean – Yves Le Drian, ka deklaruar se edhe Franca do të vendos sanksione për shkak të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Edhe ne në bazë të asaj që dimë shpejtë do të vendosim shumë sanksione”, tha Le Drian për radio Europe 1.

Ai theksoi se është shumë me rëndësi që të zbardhen të gjitha aspektet e vrasjes së Khashoggit.

Kryediplomati francez theksoi se, prandaj është shumë e rëndësishme që të gjenden përgjegjësit për vrasjen. Ai shtoi se vendi i tij punon ngushtë me Gjermaninë në rastin e vrasjes së Khashoggy.

Jamal Khashoggi, gazetar dhe kolumnist i “The Washington Post”, u vra më 2 tetor në ndërtesën e konsullatës saudite në Stamboll. Prokuroria turke zbuloi se Khashoggi u mbyt menjëherë pas hyrjes në konsullatë dhe se trupi i tij është copëtuar dhe shkatërruar.

Autoritetet e Arabisë Saudite më vonë pranuan se Khashoggi është vrarë, se nuk ka braktisur konsullatën, siç pretendonin fillimisht. Hetimi i çështjes është ende në vazhdim me një theks në kërkimin e mbetjeve mortore të Khashoggit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button