Qeveria përgatit ligj të ri për PSP-në, Prokurorinë Themelore dhe procedurën penale

Rastësi ose jo, Qeveria ka vendosur të ndryshojë tre ligje kyçe nga fusha e ndjekjes penale mu në 13 nëntor, ditën kur ish kryeministri Nikolla Gruevski njoftoi se ka ikur në Hungari, ku ka kërkuar azil politik, shkruan “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Drejtësisë mu në këtë ditë njoftoi se është duke përgatitur ligj për Prokurorinë Speciale Publike i cili duhet që të jetë gati deri në fund të muajit.

“Qëllimi i ligjit është që të kryhet rregullimi i materies për statusin, kompetencat dhe çështjet tjera lidhur me Prokurorinë Speciale Publike. Gjatë përgatitjes së ligjit do të kyçen gjykatës, prokurorë publik, organizata ndërkombëtare dhe institucione kompetente”, kumtoi Ministria.

Njëkohësisht, Ministria e Drejtësisë ka bërë gati propozim-ligj për Prokurorinë Themelore  Publike. Në arsyetimin thuhet se ligji për procedurë penale është miratuara në vitin 2010, ndërkaq ka filluar të aplikohet në vitin 2013 dhe se me të janë miratuar të reja të rëndësishme, shumica e të cilave kanë të bëjnë me Prokurorinë Publike.

“Për atë është i nevojshëm ligji për Prokurori Publik të harmonizohet me zgjidhje përkatëse sipas ligjit për procedurë penale. Qëllimi i ligjit është që të kryhet harmonizim me standardet ndërkombëtare dhe të harmonizohet me zgjidhje përkatëse sipas ligjit për procedurë penale”, informojnë nga Ministria.

Përveç këtyre dy ligjeve, në fazën përgatitore është edhe propozim-ligji për procedurë penale. Në arsyetimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se në periudhën e aplikimit të tij ka pasur disa mangësi të cilat duhet të mënjanohen.

“Plotësisht, është e nevojshme të harmonizohet ligji me standardet më të reja ndërkombëtare në këtë fushë. Qëllimi i ligjit është që të kryhet harmonizim me standardet ndërkombëtare dhe të tejkalohen dobësitë në aplikimin e tij”, sqarojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button