Maqedonia kërkon ekstradim e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria

Është duke u përgatitur ekstradimi për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski i cili ka ikur në Hungari. Dje, Ministria e Drejtësisë njoftoi se te ata ka arritur njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme se Gruevski ndodhet në Hungari dhe është filluar procedura për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për ekstradimin e tij, transmeton Portalb.mk.

Për ekstradimin e tij nevojiten dokumente nga Gjykata, gjegjësisht aktvendim fuqiplotë.

Në Ministrinë e Drejtësisë, siç njoftuan për MIA-n, punojnë në kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm ku kërkohet ekstradimi i Gruevskit.

Gjithashtu edhe kryministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se do të kërkojë nga Hungaria që ta bëj ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Maqedoni. Zaev, pret që Hungaria ta kthejë Gruevskin në vend që ta mbajë dënimin, pasi që sipas tij një shtet i antarësuar në BE, nuk duhet të mbrojë kriminel i cili i ka shkaktuar dëm shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë..

“Ne jemi vend që duam të anëtarësohemi në NATO dhe BE, dhe pa marrë parasysh se si ndjehemi kjo nuk na jep të drejtë që ti shkelim ligjet, në veçanti jo nga institucionet, pasi që veprimi në bazë të ligjit është diçka që pritet nga institucionet dhe nga qytetarët e Maqedonisë. Nga ai aspekt në pajtueshmëri me atë që parashihet me ligj kemi lëshuar fletë arrest ndërkombëtarë, kërkojmë që të ekstradohet Nikolla Gruevski që të kthehet në vend”, tha Zaev, në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin e Republikës së Maltës, Xhozef Muskat.

LEXO:  Zaev, pret ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button