Maqedoni, përfundoi debati kuvendor i draft amendamenteve kushtetuese

Me nëntë vota “për”, pesë “kundër”, dhe asnjë “përmbajtur” në Komisionin për Çështje Kushtetuese ka kaluar edhe amendamenti i katërt dhe i fundit, transmeton Portalb.mk. Me këtë ka përfunduar edhe diskutimi për draft amendamentet kushtetuese.

Me këtë amendament, garantohet identiteti maqedonas, dhe propozohet që të shtohet se Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgatë dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun.

Komisioni për Çështje Kushtetuese

Përplasje mes Zaevit dhe deputetëve shqiptarë

Kryeministri Zaev duke cituar Nenin 49, ka theksuar se i njëjti parasheh vërtetimin e identiteti maqedonas, ku qëndron se shteti i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të saj, të cilët jetojnë dhe qëndrojnë në mërgatë.

Ndaj kësaj kanë reaguar deputetë e opozitës shqiptare, ku Syrija Rushidi nga Aleanca për Shqiptarët ka deklaruar se nuk duhet të bëhet ndasi të qytetarëve, e kurse deputeti Fadil Zendeli i njërit fraksion të Lëvizjes BESA ka shprehur se ky Nen përjashton shqiptarët që janë shtetas të Maqedonisë e që jetojnë në mërgatë.

LEXO: Identiteti dhe emri i Maqedonisë, temë diskutimi e ditës së parë të debatit për draft amendamentet kushtetuese

Ditëve paraprake, Komisioni në fjalë ka miratuar tre amendamente.

Amendamenti i parë – ndryshimi i emrit Republika e Maqedonisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, gjithkund në Kushtetutën e Maqedonisë, përveç në amendamentin 36 ku emri ka aspekt historik..

Amendamenti i dytë – lartë në preambulë do të qëndrojnë vendimet e ASNOM-it dhe shtohet se Marrëveshja e Ohrit.

Amendamenti i tretë –  respektimi i sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të shteteve fqinje.

Seanca plenare në Kuvend ku do të votohet për draft amendamentet është caktuar për më 1 dhjetor 2018.

Diskutimi i draft amendamenteve erdhi pas fazës për përpilimin e tyre, që rezultoi me hapjen e kushtetutës së Maqedonisë, më 19 tetor të 2018-s në Kuvendin e Maqedonisë. Miratimi u mundësua me votën “për” të 80 deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, përfshirë edhe 8 deputetë të VMRO-DPMNE-së, për të cilët në Kuvendin e Maqedonisë u formua Komision për Pajtim Nacional dhe grup parlamentar, pasi që u përjashtuan nga partia.

Çfarë pas diskutimit në Komisionin për Çështje Kushtetuese?

Pas miratimit të draft amendamenteve kushtetuese në Komisionin amë, të njëjtat do të kalojnë edhe nëpërmjet kontrollit Komisionin Juridik-Ligjvënës, në përbërje të Sonja Mirakovska – kryetare, Frosina Remenski – zëvendëskryetare, dhe anëtarëve: Kostadin Kostadinov, Betiane Kostov, Sashko Kostov, Beti Naumovska, Ejup Alimi, Vesel Memedi, Zoran Ilioski, Nada Cipusheva, Vesna Pemova, Pavlinçe Çestojnova, Ivan Stoilkoviq, Nevenka Stamenkovska dhe Fadil Zendeli.

Kurse zëvendësanëtarë janë: Enes Ibrahimi, Mira Sojeçevska, Ilija Nikollovski, Mirosllav Jovanoviq, Samka Ibraimovski, Agim Shaqiri, Surija Rashidi, Bllagica Llasovska, Emilija Aleksandrova, Nikolla Micevski, Ivan Ivanov, Liljana Popovska, Dafina Stojanovska dhe Afrim Gashi.

Pasi që Kuvendi me shumicë absolute, gjegjësisht me përkrahjen e 61 deputetëve do të deklarohet për çdo amendament të amendamenteve kushtetuese, do të caktohet seancë për ndryshim të Kushtetutës për të cilën është e nevojshme shumicë prej dy të tretave dhe me këtë bëhet ndryshimi i Kushtetutës.

LEXO: Pesë kaluan, kanë ngelur edhe 10 hapa deri në ndryshimin e Kushtetutës

Ndryshimet kushtetuese parashihen me marrëveshjen e Prespës e cila është kusht për nisjen e procesit integrues të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button