Maqedoni, ka shpërthyer zjarr në burgun e Shutkës

Në Burgun e Shuto Orizaren sot ka shpërthyer zjarr nga deri më tani, shkaqe të panjohura. Sipas informatave jozyrtare, zjarri e ka përfshirë repartin e paraburgimit të burgut.

Komandanti i Njësisë Territoriale kundër Zjarrit i Qytetit të Shkupit e ka konfirmuar lajmin për “Fokus”, transmeton Portalb.mk.

Tomeski tha se në terren janë dërguar katër vetura kundër zjarrit, ndërsa për shuarjen e zjarrit janë angazhuar rreth dhjetë zjarrfikës.

Zjarri është nën kontroll dhe së shpejti do të dihen arsyejet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button