Policia e Maqedonisë së Veriut në Shkup ka arritur të arrestojë thuajse çdo ditë nga një person të kërkuar me urdhërarrest

Vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur që prej 1 janarit të arrestojë 37 persona të cilët ishin të dënuar apo ishin nën hetime, transmeton Portalb.mk.

“Nga 1 janari deri më 10 shkurt të këtij viti, Policia në kuadër të aktiviteteve të rregullta në kuadër të kryeqytetit, ka gjetur dhe arrestuar 37 persona, të cilët kërkoheshin me urdhërarrest, për arsye të ndryshme”, sqarojnë nga Policia.

Ata kërkoheshin nga Gjykata, Prokuroria dhe burgu i Shutkës dhe ai i Idrizovës, për shkak se ishin të dënuar, nën hetime apo ishin arratisur.

Raportohet që gjatë vitit 2021 në Shkup ishin arrestuar 297 persona, ndërsa ishin ekstraduar 32 persona të cilët kishin urdhërarrest ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button