Orce Kamçev është paraqitur për vuajtjen e dënimit në burgun e Shutkës

Nga burgu i Shkupit në Shuto Orizarë kanë konfirmuar për Telman se sot janë paraqitur për vuajtjen e dënimit prej një viti burgim, dy të dënuarit me marrëveshje në rastin Perandoria. Bëhet fjalë për Orce Kamçevin dhe Nenad Josifoviqin, transmeton Portalb.mk.

“Kam marrë njoftim se dy të dënuar në rastin Perandoria janë paraqitur për vuajtje të dënimit me burg në burgun e Shkupit. Ata duhet të fillojnë vuajtjen e dënimit më 1 qershor”, tha për Telman, drejtori i burgut të Shkupit, Filip Andov.

Hetimi për çështjen “Perandoria” pas tre vitesh e gjysmë përfundoi së fundmi. Me hapjen e hetimeve, Kamçevit iu ngri pasuria, ndërsa pas përfundimit të saj, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i ngriu pasurinë e Sasho Mijallkovit në vlerë rreth 32 milionë euro. Kamçev sërish është pajtuar me prokurorinë për pjesën e evazionit fiskal, ka marrë një vit burg dhe përmes DAP-it i ka paguar shtetit rreth 5.2 milionë euro.

Kamçev dhe Josifoviq, pas marrëveshjes u dënuan me një vit burg, dje u është shqiptuar akt referimi për të vuajtur dënimin me burg. Të dy të dënuarit kanë të drejtë ankimi për shtyrjen e dënimit, por deri atëherë është në fuqi akti i referimit gjyqësor me datë 1 qershor për fillimin e vuajtjes së dënimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button