MPB: Nuk kemi evidentuar asnjë rast për vrasje të pesfishtë të emigrantëve

Në territorin e Republikës së Maqedonisë nuk është regjistruar asnjë rast në të cilin emigrantët kanë kryer vrasje, njoftojnë nga Ministris së Punëve të Brendshme duke reaguar ndaj informatave që sot i kanë publikuar mediat rajonale, njofton Portalb.mk.

Në asnjë sektor për punë të brendshme nuk është regjistruar rast i tillë, as nuk kemi person të dyshuar për vepër të tillë, thuhet në reagimin e MPB-së.

Аваз.ба nga Bosnja dhe Hercegovina si dhe disa media të Kroacis gjatë ditës së sotme kanë publikuar informacion në të cilin thuhet se një emigran i cili para dy javësh ishte burgosur në Klladushë të Madhe në Bosnje dhe Hercegovinë, është i dyshuar për vrasje të pesë personave në territorin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button