Ahmeti-Serra: Pres që të rritet mbështetja për antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot gjatë takimit me Ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, Emilio Lorenzo Serra, është shprehur optimist se do të rritet mbështjetja e deputetëve në kuvend për procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, njofton Portalb.mk.
Siç njoftojnë nga selia e BDI-së, Ahmeti gjatë takimit me Serrën kanë biseduar për çështje të rëndësishme që lidhen me situatën politike aktuale në vend, ndër to implementimi i Marrëveshje së Prespës, ndryshimet kushtetuese si dhe situatën në rajon për rrethanat politike dhe gjeostrategjike.
Ndërakq, ambasadori Serra ka shprehur përkrahjen e Spanjës për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Nga kjo parti thonë se do të vazhdojnë dialogun me deputetët dhe partitë parlamentare në mënyrë që të zgjërohet mbështetja në muajt në vijim.