Ronaldo “përmbyti” Empolin dhe i jep 3 pikët Juventusit

Pas hapit fals të javës së kaluar ndaj Genoas në “Allianz Stadium”, Juventusi u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Empolin me përmbysje në transfertë, me rezultatin 1-2.

Cristiano Ronaldo ishte protagonist i padiskutueshëm i bardhezinjve, duke shënuar të dy golat që zhvlerësuan golin e Caputos për Empolin dhe vulosën 3-pikëshin e radhës për skuadrën e Allegrit, transmeton Supersport.al.

Empoli kaloi në avantazh në minutën e 28’, kur Caputo shënoi një gol mjaft të bukur në portën e juventinëve, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund të pjesës së parë.

Baraspeshën e riktheu ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili ekzekutoi saktë një 11-metërsh, kur kronometri shënonte minutën e 54-t të sfidës.

Gjithsesi perla e CR7-ës erdhi në minutën e 70’, kur pasi mori një top jashtë zonës, në pozicion të prirët me portën, gjuajti në mënyrë perfekte dhe e dërgoi topin në trekëndëshin e portës kundërshtare.

Vlen të theksohet se skuadra e Empolit luftoi deri në fund për të shmangur humbjen dhe i shkoi shumë pranë golit të barazimit, veçanërisht në minutat shtesë, por nuk ia doli të shënojë.

Më herët, Atalanta mposhti Parmën me rezultatin e thellë 3-0, në një sfidë që u luajt nën reshjet e shumta të shiut, ndërsa golat u shënuan nga Galiolo në portën e tij, Mancini dhe Palomino.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button