Presidenti i Napolit: Po e shkatërrojmë futbollin, duhet ta ndryshojmë këtë gjë

Aurelio De Laurentiis ka sugjeruar për ndryshime të mëdha në lojën e futbollit.

Presidenti i Napolit,  , Aurelio De Laurentiis, ka kërkuar që të bëhen ndryshime të mëdha në futbolli, pasi sipas tij ndeshjet janë shumë të gjata, dhe të mërzitshme.“Po e shkatërrojmë futbollin. Duhet të shikojmë nga e ardhmja, sepse të rinjtë janë të gjithë të fokusuar në videolojëra”, ka deklaruar De Laurentiis, përcjell ‘lajmi.net’.

“Tani jemi duke u fundosur, dhe do ta shikoni se pas tetë vitesh fëmijët që sapo kanë lindur s’do të brengosen për futbollin”, ka shtuar ai.

“Pa pushimin ndërmjet pjesëlojëve të vendosur nga FIFA dhe UEFA, të cilat kthehen në antikitet, do të ishte edhe më e vlefshme. Është faji ynë, ne jemi idiotë të moshuar. Ndeshjet janë të mërzitshme, ato janë shumë të gjata – të zë gjumi. Duhet të zhvillohen në secilën pjesë nga 30 minuta me një pushim prej 2 apo 3 minutave ndërmjet pjesëlojëve.

Napolin e De Laurentiis, sonte e pret përballje e vështirë në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së në ‘Parkun e Princave’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button