Mickoski kërkoi amnisti për të gjithë pjesëmarrësit e 27 prillit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me rastin solemn të shënimit të 23 Tetorit  Ditës së Luftës Revolucionare, kërkoi që të miratohet ligj për amnisti për të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar në kuvendin e Maqedonisë. Sipas tij, kështu do të ketë drejtësi jo-selektive dhe liri për të gjithë, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me situatën e re në partinë që e udhëheq, ai tha se e premtja e kaluar ka qenë “e premte e zeze”, ndërkaq deputetët të cilët kanë votuar në kundërshtim me qëndrimin e partisë, ashtu siç tha ai, e kanë tradhtuar partinë dhe shtetit dhe e kanë bërë për interesa personal.

“Në tërë këtë periudhë jam mbajtur në dy çështje – te e vërteta dhe te populli. Sado që të shpërndahen dezinformata, sado që të bëjnë se jam jashtë realitetit, e vërteta është se ka pasur trysni ndaj deputetëve dhe ato ishin nga pushteti. Një pjesë e të paguarve kanë hyrë me angazhime personale me pushtetit, duke u premtuar liri, por duke e dëshpëruar popullin. Një pjesë e tyre edhe vetë e kanë pranuar”, tha mickoski në fjalimin 40 minutësh përpara anëtarëve dhe simpatizuesve të partisë.

Edhe më dëshpëruese kanë qenë, siç tha ai, kërkesat e tetë deputetëve nga opozita që i kanë përkrahur ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, ata nuk janë udhëhequr nga bindjet personale, por nga interesi personal, dhe tha se VMRO-DPMNE nuk mund të lejojë që ajo të ndodh.

“Mos e habitni opinionin me komisione dhe forume, të cilët duhet që të miratojnë drejtësi që plotësisht të ngatërrohen punët. Pushteti dëshiron që nëpërmjet atij procesi të miratojë drejtësi selektive, e cila në bazë është e padrejtë”, tha Mickoski.

Dhunuesit e 27 Prillit, mund të falen vetëm me ligj të veçantë për amnisti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button