Ban Ki Moon: Vizita në Kosovë në kuadër të Rezolutës 1244

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, i cili këtë javë nis një vizitë në rajonin e Ballkanit, i tha televizionit shtetëror serb se ai do ta vizitojë Kosovën në kuadër të Rezolutës 1244 të OKB.

“Unë kam detyrën të takoj kreun e UNMIK-ut, Farid Zarif, dhe anëtarët e tjerë të misionit të OKB dhe gjithashtu do të kem mundësinë të takohem me zyrtarët e Kosovës” tha Ban Ki-Moon në një prononcim për RTS-në.

I pyetur se cili është roli aktual i UNMIK-ut, ai pohoi se misioni vazhdon të punojë në kuadër të rezolutës 1244, por ndërkohë EULEX ka marrë një rol gjithnjë e më të madh dhe roli i tij ka ardhur duke u reduktuar.

“Gjithsesi, UNMIK prapë ka një rol mjaft të rëndësishëm në Kosovë”, tha shefi i OKB, duke shtuar se për këtë rol të këtij misioni ai po udhëton në Kosovë.

Në Serbi u komentua me shqetësim se me çfarë statusi do ta vizitonte Ban Ki-Moon Kosovën, e cila nuk është ende anëtare e OKB.

Lajme të ngjashme

Back to top button