Klinton: SHBA mbështet tranzicionin demokratik në Egjipt

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka shprehur mbështetje për një “tranzicion të plotë ndaj sundimit civile” në Egjipt, në fillim të një vizite në Kajro. Mbështetësit e Presidentit të ri Mohammed Mursi janë në pritje të marrjes së pushtetit të plotë nga gjeneralët që kanë qeverisur vendin pas rrëzimit të presidentit Hosni Mubarak vitin e kaluar.

Duke folur pas bisedimeve me presidentin Mursi, Klinton tha se situata kërkon kompromis dhe një politikë reale. Ajo vlerësoi gjithashtu këshillin ushtarak të Egjiptit për udhëheqjen e tij të përkohshëm. Mursi i Vëllazërisë Myslimane u zgjodh në qershor në votimin e parë të lirë.
 

“Unë kam ardhur në Kajro për të riafirmuar mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për popullin egjiptian dhe tranzicionin e tyre demokratik. Ne duam të jetë një partner i mirë dhe ne duam që të mbështesë demokracinë që është arritur nga guximin dhe sakrificën e popullit egjiptian.” tha Klinton para gazetarëve.
 

Ndërkohë presidenti egjiptian Mohammes Mursi thotë se ai është i përkushtuar ndaj vendimeve të gjyqtarëve egjiptian dhe shumë të prirur për të menaxhuar pushtetin e shtetit dhe për të parandaluar çdo konfrontim. 
 

Lajme të ngjashme

Back to top button