Ferrari i veshur edhe nga jashtë me lëkurë

Shumë makina të shtrenjta kanë sedilje lëkurë, por një pasanik ka vendosur që Ferrarin e tij që kushton plot 135 mijë paund ta veshë me lëkurë jo vetëm brenda, por edhe jashtë.

Sic edhe mund ta shihni në foto, kjo makinë është veshur me lëkurë nga specialistët e Dartz (një kompani letoneze që projekton e prodhon automjete) me kërkesën e një klienti anonum që jeton në rivierën franceze.

Pronari i kompanisë, Leonard Yankeloich tha se për të veshur makinën me lëkurë u deshën 16 ditë punë. Dikur kompania Dartz prodhonte makina të blinduara për Leninin, Leon Trotskyn dhe Car Nikolasin e II.

Lajme të ngjashme

Back to top button