Top 10 Tradhtarët e Futbollit

Futbolli është më shumë se vetëm një sport.Ai ka emocionet e mëdha të tifozëve që luajnë një rol të rëndësishëm në suksesin e një ekipi por si lojë që po përparon dita ditës, lojtarët gjithnjë e më shumë nuk i kuptojnë pasojat e të qenit të pabesë dhe të transferimit tek ekipet që vetëm paguajnë më shumë. 

Ja ku keni listën e 10 lojtarëve më tradhtar që njeh bota e futbollit

10. Luis Figo

Në vitin 1995 u transferua tek Barcelona nga Sportingu i Lisbonës derisa pas viteve të arta tek katalunasit ai largohet për tek Real Madridi ku kaloj edhe atje 5 vite të arta deri në vitin 2005 kur u transferua tek Inter për tu tërhequr nga futbolli në vitin 2009.Shumica e tifozëve katalunas që e kanë pëlqyer atë tani e shajnë.

9. Fabio Cannavaro

Cannavaro,legjenda italiane e futbollit luajti për 7 vjet tek Parma derisa u transferua tek Inter ku luajti dy vjet për tu transferuar më pas tek një skuadër tjetër rivale të Parmas dhe Interit,tek Juventus nga ku kaloi më pas tek Real Madridi dhe u kthye për vitin e fundit të karrierës së tij tek Juventus.

8. Michael Owen

Sulmuesi anglez e filloj karrierën tek Liverpool që i ri në vitin 1991 për ta vazhduar edhe më pas si i rritur deri në vitin 2004 ku ai i dhuroj “redsave” 6 tituj.U largua nga Liverpool për në Real Madrid për tu kthyer prapë pas një kohe në PL tek Newcastle United.Tradhtia vjen nga fakti se pas largimit të tij nga Newcastle ai shkon në rivalët e përbetuar të Liverpoolit tek Manchester United.Në fund pas largimit të tij nga Manchesteri ai është spekuluar për një kalim tek rivali lokal i Liverpoolit,Evertoni.

7. Samir Nasri

25 vjeçari i cili vitin e kaluar ishte në qendër të vëmendjes për shkak të transferimit të tij në Manchester City.Lojtarët si Buffon,Del Piero,Nedved nuk e braktisën Juventusin edhe pse ranë në Serie B ndërsa francezi tha se ishte lodhur nga mos-fitimi i titujve me londinezët.Arsyeja pse Cesc Fabregas nuk është në këtë listë për shkak se ai la Arsenalin por jo për tu ju bashkuar ndonjë rivali po ai u transferua në vendlindje tek Barcelona.

6. Nicolas Anelka

33 vjeçari luajti për dy rivalët lokal,Chelsea dhe Arsenal.Së pari ishte lojtar i PSG-së por u transferua tek Arsenal,nga ku pas dy vitesh u largua drejt Real Madridit,nga ku u kthye tek PSG-ja prapë.Për një vit ai u huazua në Liverpool për të kaluar më pas tek City.Francezi nga City pas 3 vjetësh u largua në drejtim të Fenerbahces nga ku kaloj prapë në PL tek Bolton dhe në fund u transferua tek Chelsea.Për fund ai tani po luan tek kinezët e Shanghai Shenhua.

5. Carlos Tevez

Carlos Tevez u bashkua me Manchester Unitedin në vitin 2007 ku ai shumicën e rasteve e kaloj si zëvendësues.Fansat e Unitedit e deshën shumë sepse ai ndonëse ishte zëvendësues kur inkuadrohej në lojë gjithmonë sillte fitoren.Në vitin 2009 pas disa mosmarrveshjeve me bossin e Unitedit,Sir Alex Fergusonin u largua nga Unitedi por për “inati” të tij iu bashkua Cityt.

4. Sol Campbell

Sol e filloj karrierën me Tottenham Hotspurin në vitin 1992 dhe më pas kur kontrata i përfundoj ai doli si transfer i lirë në tregun e transferimeve,ku shumë skuadra të mëdha dëshiruan shërbimet e tij por ai zgjodhi që të kaloj tek rivali lokal i Tottenhamit,tek Arsenali.Arsenalin e ndihmoj të fitoj 2 Premier Liga,3 Fa Cupa si dhe 2 SuperKupa të Anglisë.Gjithsesi tradhtia e tij do mbahet mend shumë gjatë në mendjen e tifozave të Spursave.

3. Bernhard Schuster

Gjermani që luajti për Barcelonën për 8 vite nga 1980 tek 1988 nga ku më pas u transferua për tek Real Madrid,rivalin më të madh të Barcelonës ku qëndroj 2 vjet.Pas kësaj ai u transferua tek rivali lokal i Real Madridit,skuadrës tjetër nga Madridi,tek Atletico Madridi.Kështu ai brenda pak kohës u transferua në tri skuadra që janë edhe sot në “luftë” me njëra-tjetrën.

2. Zlatan Ibrahimovic

Gjatë viteve 2001-2004 suedezi luajti për Ajaxin,për të luajtur më pas për Juventusin për dy vite derisa më pas tradhtoj “Zonjën e Vjetër” për tiu bashkangjitur Interit nga viti 2006-2009 ku më pas u transferua tek Barcelona në vetëm një sezon për tu kthyer në Itali por jo tek dy skuadrat që ishte më parë por pikërisht tek rivalët e dy skuadrave,tek Milani për të kaluar tek PSG-ja këtë vit.Ai luajti me ndjenjat e tifozëve prandaj me meritë hyn në Top 10 tradhtarët e futbollit.

1. Patrick Viera

Francezi luajti për Milanin në sezonin 95-96.Më pas u transferua në Arsenal për 9 vite tek kjo skuadër para se në 2005 të transferohej tek Juventus ku pas skandalit Calciopoli tregoj se nuk është lojtar i ndershëm pasi u largua nga kjo skuadër për tu transferuar tek Interi ku kaloj 4 vjet dhe në fund u transferua tek Manchester City për një vit.Pra ai luajti për 3 rivalët më të mëdhenj italian Juventus,Inter,AC Milan si dhe për dy rivalë anglez Manchester City dhe Arsenal që e bën francezin ta meritoj plotësisht pozitën e parë në këtë renditje.

Lajme të ngjashme

Back to top button