Stoltenberg: S’ka plan B për Maqedoninë

Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Jens Stoltenberg tha se pas referendumit iu mbetet Institucioneve të vendosin për të ardhmen e vendit. Stoltenberg nga Beogradi, tha se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO varet nga zbatimi i Marrëveshjes për emrin dhe se rrugë tjetër alternative, apo siç u shpreh “Plan B” nuk ka, transmeton Alsat M.

“Kur bëhet fjalë për atë se çfarë duhet të bëjë IRJM-ja tani, kjo është diçka që duhet të vendoset nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit në Shkup. Pra iu takon Institucioneve të zgjedhura demokratike në vend, të vendosin për rrugën përpara dhe se si të ndiqet referendumi dhe implikimet politike pas referendumit. Ajo çfarë mund të them është se nëse ata vendosin ta zbatojnë marrëveshjen me Greqinë, atëherë ne jemi gati ta pranojmë vendin si anëtaren e 30-të dhe këtë mund ta bëjmë shpejtë sepse tashmë kemi filluar negociatat për anëtarësim”, deklaroi Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Për dallim nga zyrtarët tjerë europianë dhe amerikanë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stioltenberg është zyrtari i vetëm që është prononcuar që pas referendumit të 30 shtatorit. Për ish ambasadorin Filipov, heshtja e ndërkombëtarëve pas referendumit është sinjal se Brukseli dhe Uashingtoni po presin hapin e radhës, votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. Periudha më e vështirë sipas tij vjen nëse dështon zbatimi i marrëveshjes për emrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button