Sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Qeverinë e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në orën 16:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku në rend dite pika e vetme do të jetë “propozimi për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë në drejtim të ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Deri tani ende nuk dihet se a ka siguruar Qeveria dy të tretën e shumicës në Kuvend për ndryshime kushtetuese me qëllim të aplikimit të Marrëveshjes së Prespës.

Ndryshe, nëse deri të premten ndryshimet kushtetuese nuk kalojnë në Kuvend, atëherë ka shumë gjasa që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button