LSDM: Porosia e Mickoskit, kërkesë për amnisti

Në opsionet e ofruara nga kreu i opozitës Hristijan Mickovski, LSDM-ja sheh kërkesën për amnisti të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Nga partia në pushtet thonë se shumica qytetarëve janë për integrimin e vendit në NATO dhe BE, si dhe për funksionimin e shtetit ligjor dhe luftës kundër krimit. Andaj, LSDM-ja nuk do të lejojë amnisti, transmeton Alsat M.

Të pyetur nëse po negociojnë me deputetët e opozitarë për të siguruar shumicën e nevojshme për ndryshimet kushtetuese, nga LSDM thonë se për çdo ditë publikisht u bëjnë thirrje që të heqin dorë nga interesat partiake dhe ta ndjekin vullnetin e shumicës në referendum. Nëse nuk arrihet marrëveshje, për LSDM-në zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e parakohshme.

Lideri i VMRO-së, Mickoski njoftoi për kushtin e shkuarjes në zgjedhje parlamentare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button