Matthaus: Pobga nuk është lider, nuk është si Gerrard
Legjenda gjermane, Lothar Matthaus insiston që mesfushori i Manchester Unitedi, Paul Pogba, nuk është lider dhe nuk është Steven Gerrard.
Matthaus ndjen se mesfushori i Unitedit nuk do të jetë kurrë një “drejtues i vërtetë” apo një lider si legjenda e Liverpoolit, Gerrard, tani menaxher i Rangers, transmeton Telegrafi.
“Njerëzit pyesin nëse Pogba mund të jetë një udhëheqës [lider] ose një kapiten në Manchester United”, ka thënë fillimisht Matthaus.
“Duhet të jesh me të vërtetë serioz gjatë gjithë kohës – nuk mund të jesh kudo në mediat sociale”.
“Për mua, Pogba e tregon shumë veten. Nuk mund të them se është një lojtar i cili mund ta shtyjë ekipin, sepse ai fokusohet aq shumë tek vetja e tij”.
Ndryshe, Pogba ka qenë i kritikuar shumë këtë sezon nga të gjitha anët, ku pjesë e tyre ishin edhe disa nga legjendat e Unitedit.