Dibër, sot nis festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni” (FOTO)
Duke filluar prej sot, 5 tetor, deri të enjten, 11 tetor, në Dibër do të mbahet edicioni i 17-të i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”, në të cilin përveç se do të prezantohen shfaqje nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, do të mbahen edhe tryeza diktimesh rreth tyre dhe teatrove, transmeton Portalb.mk.
Sot, më 5 tetor, me fillim prej ora 19:00, në mënyrë solemne do të nis festivali. Në ora 19:30 do të paraqitet Ansambli i Këngëve dhe Valleve e Kosovës “Shota” – Prishtinë. Si shfaqje përshëndetëse do të paraqitet koreodrama “Kumt”.
Të shtunën, më 6 tetor, me fillim prej ora 19:00 do të prezantohet shfaqja teatrore e Teatrit të Tetovës “Volpone” në regji të Sulejman Rushiti.
Të dielën, më 7 tetor, me fillim prej ora 19:00 do të shfaqet Teatri i Preshevës me shfaqjhen “Skicuesit” në regji të Afida Boriciti.
Më 8 tetor, e hënë, me fillim prej ora 19:00 në kuadër të festivalit do të prezantohet Teatri “Zihni Sako” i Gjirokastrës me shfaqjen “Një krevat për tre” në regji të Vasil Cukllës.
Më 9 tetor, e martë, me fillim prej ora 19:00 do të paraqitet shfaqja diplomë e të diplomuarve në Universitetin e Tetovës “Ëndrra e shtatë studentëve”.
Më 10 tetor, e mërkurë, me fillim prej ora 19:00 në kuadër të Festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni” do të prezantohet Teatri i Gjilanit me shfaqjen “I vetëm në banesë” në regji të Natyra Kallabës.
Më 11 tetor, e enjte, me fillim prej ora 19:00 do të paraqitet shfaqja “Gratë” e Teatrit Shqiptar të Shkupit në regji të Qëndrim Rijanit.
Pas kësaj, në po të njëjtën ditë, më 11 tetor, me fillim prej ora 22:00 do të bëhet edhe ndarja e çmimeve dhe do të përmbyllet festivali.